Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Jeta e tmerrshme e vajzave-nuse

Foto: Said, 55 vjec dhe Roshan 8 vjec, ne diten e tyre te fejeses ne Afganistan.

Në moshën 11-vjeçare Ghulam u martua me 40-vjecarin Jaiz në një zonë rurale të Afganistanit dhe ajo është vetëm një prej 10 milionë vajzave të vogla që detyrohen të martohen me burra tepër të vjetër për to, nga baballarët apo gjyshërit çdo vit.

Në një debat global për të ndaluar martesat e hershme që ndodhin në më shumë se 50 vende ne zhvillim, Kombet e Bashkuara kanë përcaktuar 11 tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave-Fëmijë.

Për të ngritur problemin e vajzave-nuse, fotoreporterja Stephanie Sinclair, në bashkëpunim me National Geographic krijoi një seri fotosh të dhimbshme që tregojnë se si vajza të vogla, madje edhe 5-vjeçare martohen me mesoburra në vende si India, Jemeni dhe Etiopia.

Pavarësisht se martesa në moshë minore është e ndaluar me ligj në shumë vende, vlerësohet se të paktën 51 milionë vajza nën moshën 18-vjeçare martohen në mënyrë sekrete. Në Afganistan besohet se 57 për qind e vajzave martohen nën moshën 16-vjeçare.

Akte të tilla janë pasojë e shumë faktorëve, duke nisur që nga presioni i komunitetit, deri tek problemet ekonomike. Në vende të varfra, nuk është e pazakontë që familjet të japin vajzat e tyre me qëllim që të shlyejnë borxhet. 10/2012

 

Arta 123

Besiana Kosumi (14 vite më parë)
Allahu na rujt nga gjera te tilla ,te martohet me zor nje vajz .Veq di te them se ky nuk eshte islami.edhe ata qe e veprojn kete sjan musliman te martojn me zor dike.
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Ky eshte kulminacioni i shkeljes drastike te te drejtave te femijeve,ky eshte me shume se krim...Valle o zot qe je ne qiell po i sheh kto bisha...

/komuniteti