Deri në muajin tetor cdo nënë me fëmijë të vegjël mund të plotësojë një formularë për të marrë pjesë në konkursin “nëna më e mirë”.
Vetëm një e treta e fëmijëve në Shqipëri ushqehen sipas rekomandimeve. Kequshqyerja e fëmijëve është një ndër shkaqet e vdekshmërisë foshnjore dhe problemeve të këtyre fëmijëve në rritje. Kequshqyerja e foshnjave, 28 % i përkasin zonave rurale.
Të gjitha nënat, që janë duke rritur foshnja mund të konkurojnë duke plotësuar një formular, pasi secila prej tyre mund të jetë një ndër 10 nënat më të mira. Ky konkurs është pjesë e fushatës sensibilizuese kundër keq ushqyerjes. Ministri i shëndetësisë, Vangjel Tavo theksoi se ky problem është më shqetësues në zonat rurale të vendit, ku dhe vdekshmëria amëtare dhe foshnjore është më e lartë. 28 per qind e femijeve te kequshqyer i perkasin zonave malore dhe pjesa tjeter familjeve te varfera, 37 per qind e grave i ushqejne femijet me gji deri ne 6 muaj dhe vetem nje e treta e femijeve jane te ushqyer sipas normave te rekomanduara nga OBSH.
Ambasadorja e kësaj fushate sensibilizuese është aktorja Roza Anagnosti, e cila theksoi rolin e familjes në ndihmë të nënës për mirërritjen e fëmijës.
Kjo fushatë sensibilizuese mbështetet nga fondi spanjoll për mirërritjen e fëmijës, Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë.
Formulari per te marre pjese ne konkursin "Nena me e mire" mund te terhiqet ne te gjitha konsultoret, ne qendra shendetesore, prane materniteteve dhe ne linkun www.ushqyerjaefemijeve.com 07/2012

