Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Pamja që tronditi botën!

Fotografia e një nëne të re kineze, e cila u detyrua të abortojë në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka shokuar jo vetëm përdoruesit e internetit në Kinë, por në tërë botën.

Fotografia është bërë disa minuta pas abortit, ndërsa aty shihet vajza e re e shtrirë e pranë saj fetusi i vdekur.

Feng Jiamei, nga provinca Zhenping, është vetëm një nga mijëra vajzat që detyrohen të abortojnë, në nivelin e lartë të shtatzënisë, për shkak të politikës strikte kineze për vetëm një fëmijë në familje.

Vajza në foto nuk kishte para për të paguar "dënimin" për shkak se ishte shtatzënë për herë të dytë, andaj u detyrua të abortonte, shkruan BBC Aktivistët kinezë thonë se raste të tilla janë të shpeshta, e madje më të rënda, pasi disa detyrohen të abortojnë në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pohojnë se politika për një fëmijë nënkupton që aktet e tilla ndodhin çdo ditë, sepse dënimet janë të larta dhe pak gra, sidomos ato të rejat, janë në gjendje t’i paguajnë.

Në një intervistë me nënën fatkeqe dhe burrin e saj, kuptohet se ajo me dhunë është marrë nga shtëpia e saj dhe se është lidhur nga frika se mund të arratisej.

Krimi i tmerrshëm kundër kësaj vajze ka ndodhur më 3 qershor. Siç ka thënë viktima për mediat lokale, ajo me dhunë është dërguar në spital, ku i kanë dhënë mjete për ta nxitur abortin, pa pëlqimin e saj. 36 orë më vonë, ajo abortoi. Nga zemërimi dhe dëshpërim vendosi të marrë një foto të fëmijës së vdekur dhe ta publikojë në internet, për të bërë me dije terrorin të cilin e përjetojnë femrat në Kinë.

Ky rast ka nxitur reaksione të mëdha në internet, duke e vënë në shënjestër ligjin kontrovers për planifikimin familjar në Kinë. 06/2012

 

Arta123

(14 vite më parë)
oo Allah cfare njerzish jan ata !!!!!!!!! nese mund te quhen njerez !/?
Celiii& Dino (14 vite më parë)
Po pse keta njerz po tallen me ligjin e allahut xh.sh.se akan haru se edhe ata jan kan femi po si ka mit askush po allahu ika mit tash te ritur duke ua hequr dhimbjen prej zemre ata jan qafira te pa shpirt ohh mjer ajo nane qe po eshe femiun te vdekur afer zot e meritojn keta njerez denimin e menjehershem Allah permise token ne at ven sepse ky lajm me ka lenduar pa mas sepse dikush qan se seka at femi,dikush qan se jakan mbyt.
Besiana Kosumi (14 vite më parë)
injoranc injorancc katastroff njerez..........Allahu na rujt
(14 vite më parë)
..Zot runa prej ktyne gjerave, veq kur ti lshon toka ni dite kta njerez te pashpirt,shume shpejt ko mi denu Zoti ne kete bote edhe pse veq i ka denu se ska gje ma te sshemtuar se mos me pas ndjenja ,zemer,,ma shume i dojn robotat se njerzit,e si rrjedhoj e ksaj jon bo robota edhe vet.
Hamdije ... (14 vite më parë)
uhhh ohh zot sa gjunah zoti e denoft ate qe ka sjell ket ligj kaq poshtrues:-(
(14 vite më parë)
qa esht kjo more askush smund te bej ligj sa femi don vetem prinderit edhe zoti..o runa zot qyhs mytet fmija ashtuuu cnncncnncnc
(14 vite më parë)
Oooo allah po keq......

/komuniteti