Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

A mund te jete renia e flokeve pasoje e terapive te ndryshme?

Përshendetje doktoreshe, njëherit ju faleminderit qe ndani kohën për ne. Une jam Sabina jam 38 vjeqare kam problem me flokë, spo di as si ta pershkruaj para disa vite kam pas flokë shume të shpeshta e kam fjalen para se me u martu, para nja 10 vitesh. Doktoreshe a mundet me ndikuar renia e flokeve qe marre terapi te ndryshme se po shërohem nga semundja e mushkerive? Të lutem me keshillo a mundem ti shpeshtoj prape floket a ka mundesi? Shume merzitem kur shikoj veten ne pasqyre. Ju faleminderit per mirekuptim.

(11 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje Sabina,

Ramja e flokeve dhe dobesimi i tyre mund te ndodhe per shume arsye.

Nje nder to mund te jene dhe gjendja e organizmit ne pergjithesi, apo marrja e ndonje terapie ne vecanti.

Flokeve mund tu ndihmohet ne menyra te ndryshme porse paraprakisht duhet te mundohet te gjindet shkaktari. Kjo mund te arrihet me berjen e analizava fillimisht dhe shqyrtimi i terapise te cilin e mirrni.

Cdo te mire.

/komuniteti