Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Pucrrat ne fytyre

Pershendetje, une jam 27 vjeqare, dhe deri para nje viti kam pas fytyren shume te mire nuk kam pas problem mirepo tani me eshte prishur shume teni kam vazhdimisht disa pucrra te forta te medhaja te cilat jane me dhimbje dhe shumica edhe mbledhin qelb, jam ne tentim te nje shtatzanie, kam pasur nje abort para 9 muajve, analizen e hormoneve e kam bere me kane dale shume mire perveq progresteronit shume shume pak i ulet ku mjeku me tha qe nuk ka nevoje as edhe per terapi, pyetja ime eshte kjo se a ka ndikim pucrrat ne mos mbetjen shtatzane dhe a ka dicka qe me ndihmon qe mos te me dalin me keto pucrra? Ju lutem per udhezimin tuaj, nese ka nevoje mundem qe te vije dhe tek klinika juaj.

Era A A (13 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje Tina,

Pucrrat nuk mund te kene ndonje ndikim ne shtatzenesi. Fillimisht ju kisha sygjeru qe te qetesoheni, meqenese stresi mund te ndikoj si ne pucrra ashtu dhe ne pengim te shtatzenesise se deshirueshme. Pastaj te lajmeroheni per ekzaminim.

Cdo te mire.

/komuniteti