Dobesim i thonjve te kembeve
Alba Beu
(13 vite më parë)
Pershendetje Alba,
Thonjet e kembeve zakonisht jane me teper nen presion se ato te shuplakave dhe mund te traumatizohen me lehte me qarst mund te zhvillohen me lehte myku i thonjve. Marrja e antibiotikut mund tia kete ulur imunitetin dhe ti ket ndihmuar mykut te zhvillohet. Per diagnoze me te sakte duhet te ekzaminohet dhe te behet kultura mikotike.
Cdo te mire.
Vajza ime eshte 12 muajshe dhe ka nje problem me thonjte e kembeve. KA 2 muaj qe thonjte e kembeve nuk i rriten, per me teper i jane holluar shuem, i jane dobesuar dhe nuk i rriten, pra une nuk ja kam prere qe prej 2 muajsh. Madje thonjte kane filluar ti ndryshojne formen, pra nuk e kane me ate rrumbullakesine, formen qe kane patur, por sikur kane filluar ti hahen nga brenda,pra rrumbullakesia eshte futur nga brenda (ne formen e luges). Ju lutem, me jepni nje informacion nga se mund ta kete kete? Me thonjte e duarve nuk ka asnje problem, ato i rriten dhe i ka te forte si gjithmone, ska patur kurre probleme. Nuk besoj te kete mungese kalciumi sepse ajo merr rregullisht qumesht, kos dhe djathe cdo dite. Ka lidhje me perdorim te antibiotikut? Po i perdor Zinat per infeksion urinar. Nese eshte kjo, si ka mundesi qe nuk ka shfaqur probleme me thonjte e duarve? Jam shume e shqetesuar.