Rritja e flokeve te femijet
Mami E
(13 vite më parë)
Pershendetje Ermira,
Cikli i rritjes se flokut dallon nga femiu ne femije dhe ai eshte i percaktuar edhe nga komponenta gjenetike.
Sygjerimi im kishte me qene vetem prerja me e shpeshte dhe ushqimi i pasur me peme dhe perime. Per cdo rast duhet te shifet dhe te perjashtohet anemia - pagjaksia eventuale.
Cdo te mire.
Pershendetje Doktoreshe. Kam nje vajze 3 vjece, floket i ka pas qe kur ka lindur shume te rralla dhe i rriteshin shume ngadale. ja kam prere 2 here tullace sikur i jane shpeshtuar pake por perseri i rreten shume ngadale dmth per 7 muaj asaj mund ti jene rrite 6 cm. jam e shqetesuar mos eshte rritje shume e ngadalte dhe mos ka ndonje mungrese vitamine, ndoshta shqetesohem edhe kur e krahasoj me femijet e tjere qe kane rritje me te shpejte. Ju lutem me tregoni ose me udhezoni ku mund te interesohem? Faleminderit dhe pune te mbare