Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Kerc ne qafe te bebit

Pershendetje e dashur!Dua te te pyes per dy shqetesime qe kam ne lidhje me djalin tim 4 mujsh.1.Qe kur ka lindur te qepalla e syrit te djathte ka nje shenje te kuqe si tip nishani,njehere i hiqet dhe here here i duket.2.Te qafa ne anen e majte ka nje tip kerci ose si gjender te vogel.Kam pyetur ne konsultore kur coj djalin dhe me kane thene qe nuk jane asgje per tu shqetesuar.Ju lutem do i ikin vete apo cfare duhet te bej sepse i kam shume me merak.Ju faleminderit paraprakisht!

Alda Ero (12 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje,

Shenja e kuqe mund te rritet deri ne muajin e nente, pas se ciles kohe fillon e terhiqet vetvetiu. I vetmi rast kur intervenohet eshte nese fillon e rritet vrullshem qe rrezikon syrin. Ndresa sa i perket gjendres-kercit, mendimi duhet te ipet nga pediatri.

Cdo te mire.

/komuniteti