Tharje lekure e femijes
Besssi Bako
(12 vite më parë)
Pershendetje,
Lekura e thare duhet te mirembahet ne ate menyre qe te mbahet lageshtija e lekures.Ajo duhet te lahet me shampo - krem dhe te perdoren emoliente per ta mbrojtur dhe hidruar. Nderkohe duhet te diferencohet ne mes te dermatitit atopik( eczemes) dhe keratoses folikulare.
Sa i perket rezultatit negativ te fecesit, ndodhe qe marrjen e mostres nuk e beni si duhet. Problemi duhet te diferencohet edhe me teste laboratorike.
Cdo te mire.
Pershendetje.Kam gocen 7 vjec dhe kam nje shqetesim.Gjat muajve te dimrit (edhe ne ver e ka por jo kaq te theksuar) i thahet lekura e turpit dhe ne fytyre i dalin si urdhje (lekur e thate e rjepur)me shqeteson sepse lekura e saj nuk eshte e lemuar por kur e prek eshte me pucerra te vogla ne ngjyren e mishit.nuk i vihen re por ndjehen gjat prekjes.Doktori pediater me ka rekomanduar analiz fece .Ja kam bere ne shume vende ,ne spitale private por si kan gjet asgje deri tani del negative.me kane dhene antialergjik doktoret dhe deri tani asnje permiresim..Nje nat e kam cuar ne urgjenc pasi trupi i saj u mbush me pulla ne formen e nje monedhe dhe te kuqe dhe kurhej,,perseri analiz fece me rekomanduan,ja bera te zonja e keshillit te mire,doli negativ po pas nje jave ja bera te spitali amerikan,perseri negativ..goca me ankohet se ka kruajtje te anusit sikur me leviz dicka thote..Jam shume ne merak ,analiza e gjakut i del shum mire ,ateher cfar duhet te bej une qe femija im te qetesohet dhe te ket nje lekure te shendetshme..Ju kerkoj ndjes per zgjatje por spo gjejm asnje permiresim deri tani.Sinqerisht Faleminderit