Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Lytha ne pjesen gjenitale

E nderuar dr. Dobruna, Po ju drejtohem ne lidhje me nje shqetesim timin karrshi lythave. Kam disa vite (afro 3 vj) qe me jane paraqitur lytha diku 5-6 cope ne pjesen e poshtme gjenitale, nuk jane shtuar as hequr asnjehere dhe madhesia e tyre eshte konstante. Ato jane te ndara vec e vec jo te grumbulluara dhe kane ngjyre kafe disa me te hapur disa me te erret. Gjate nje kontrolle gjinekologjike mjeku me ka rekomanduar qe keto te hiqen menjehere pasi qe nuk duhet ti kem prezente sidomos me moshen time (une jam 28 vjec) dhe qe akoma nuk kam bere asnje lindje. Sipas mjekut gjinekolog kjo ka ardhur nga nje infeksion. Kam bere disa analiza gjaku, urinen, PAP test dhe Strisho vaginale/cervikale qe sipas mjekut rezultatet kane dale te mira dhe me ka rekomanduar te marr vetem Miconal Gyn per 6 dite radhazi. Deshta te di nese ju i trajtoni keto lytha dhe te me keshilloni si te veproj me tutje! Faleminderit per perkushtimin tuaj, kohen dhe bashkepunimin. Paraprakisht ju falenderoj per keshillat tuaja ne lidhje me kete problem! Sinqerisht juaja, L.

Leona Rrahmani (12 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje,

Lythat gjenitale jane mjaft te shprehur te te dya gjinite, por jane shume me te rrezikshem per gjinine femrore , prandaj ato patjeter qe duhen te hiqen.Ne ordinacen Derma D ofrojme trajtime te ndryshme per kete problematike.

Cdo te mire.

/komuniteti