Probleme me lekuren, i dalin here pas here pulla te kuqe qe i kruhen!
Suela Tirana
(12 vite më parë)
Pershendetje,
Mendoj qe duhet te hulumtohet provokuesi nga brendia ne organizem. Ju kisha sygjeru qe fillimisht te kerkoni te behet hulumtimi i parasiteve, bakterieve apo mykut ne jashteqitje.
Cdo te mire.
Doktor pershendetje, vajza ime eshte pothuajse 20 muajshe. para 6 muajsh, kur pati temperature nja 3 dite, diten e 4 iu shfaqen pulla te kuqe ne trup, jo ne kembe dhe ne duar, te cilat i kruheshin, te cilat iu zhduken pas disa ditesh. sipsa mjekut e qe vizitoi nuk kishte ndonje problem. qe nga ai moment nje here ne 2-3 muaj ato pulla te kuqe i shfaqen perseri dhe i kruhen. pas rreth gjysem ore i zhduken sikur nuk kane qene asnjehere. e cuam tek nje mjek lekure por na tha se mund te kete lekuren e thate dhe na dha nje krem per ta perdorur 2 here ne jave. edhe pas perdorimit te ketij kremi, vajzes ka momente qe i shfaqen keto pulla te kuqe. ju lutem a mund te me thoni dicka me teper rreth tyre. jam ne pritje te pergjigjes tuaj. ju faleminderit