Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Alergji nga acidi folik

Une po planifikoj nje shtatezani, por acidi folik me krijon alergji te ngjashme me ate te stines se pranveres, nga e cila une vuaj prej 3 vjetesh. Sapo filloj acidin folik me fillojne menjehere simptomat e alergjise. Kam perdorur edhe formen industriale edhe ate bimore, por te dyja me shkaktojne alergji. Si mund te veproj ne kete rast? Ne pritje te pergjigjes suaj, Faleminderit.

Vilma G (12 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje,

Nuk jane te shpeshta alegjite ne Acidi folic. Te shumten e rasteve alergjite e acidit folik, lidhen si interreakcion me ndonje terapi tjeter. Por nese eshte vertetuar se alergjia eshte pikerisht nga Acidi Folic, atehere duhet provura qe ate ta mirrni permes ushqimit si: spinaqi, brokoli, asparagus, bananja, limoni, fasulja, mishi (sidomos melqia dhe veshkat ) dhe shume ushqime tjera qe permbajne kete Vitamine te grupit te Vit B e qe mund te mbroj femiun nga zhvillimet e ndonje defekti ne korden spinale.

Paraprakisht ju kisha keshilluar qe perimet e cekura te pastrohen mire nga pesticidet

Cdo te mire

/komuniteti