Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni urinar në tremujorin e parë

Pershendetje, jam ne javen e tete te shtatzanise e doja te pyesja mbi infeksionin urinar. Me ka dale leukocidet 10-15 per fushe nga 0-5 qe eshte normalja dhe epitele me shumice, bakterje disa. Mjeku nuk me dha gje. (Ndersa analizat e tjera me kane dale ne rregull). Doja te pyesja cfare caji te perdore, ne menyre qe kur te beje analizat e tjera te mos e kem me, te pakten sa te kaloj 3 muajte e pare te shtatzanise?

Deniz Xhoga (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deniz

Përdorimi i antibiotikëve në këtë periudhë të shtatzënisë nuk është i rekomanduar. Mjeku me të drejtë nuk të ka përshkruar antibiotikë. Përdor sa më shumë lëngje të freskëta dhë çajra bimorë, me qëllim që të mund të urinosh më shpesh. Pas javës së 12-të të shtatzënisë, nëse situata nuk është përmirësuar, trajtimi medikamentoz është i rëndësishëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Deniz Xhoga (14 vite më parë)
faleminderit doktoreshe
Deniz Xhoga (14 vite më parë)
faleminderit doktoreshe

/komuniteti