Rreth gjidhënjes dhe shtatzënisë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje
Zakonisht nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji, mund të mos kenë cikël menstrual edhe gjer në një vit. Por për të qenë e sigurtë, të rekomandoj të bësh një test shtatzënie ose beta HCG për të konfirmuar fillimin e shtatzënisë së mundshme.
Nëse shtatzënia konfirmohet, atëherë në lidhje me ushqyerjen me gji gjatë shtatzënisë, të këshilloj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
Gjithë të mirat.


Pèrshendetje, desha tju pyes se si mundem ta dalloj a jam shtatzane, e kam vajzen 9 muajshe dhe jam duke e ushqyer me gji, mirepo mestruacione nuk kam ende, desha ta di se a ndodh diçka me qumeshtin e gjirit nese jam shtatzane sepse ne shtatzanine e pare skam pasur shenja se jam shtatzane edhe pse e prita shume e kuptova se jam shtatzane ne muajin e trete. Tani dyshoj por sjam e sigurte dhe ne baze te cilave shenja mundem ta dalloj? Flm.