Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi përdorimin e kafesë

Pershendetje. Kam hyre ne javen e 10 te shtatzanise. Deri tani kam pire 1 kafe ekspres ne mengjes, pasi isha shume pergjumesht ne pune. Tani kam 3 dite qe nuk kam pire por dhe pergjumja me eshte ulur. A kam bere keq me kafene, apo nga java e 10 e me pas nuk duhet pire? Gjithe te mirat Deniz

Deniz Xhoga (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deniz

Është mirë që kafenë e mëngjesit, ta konsumosh pasi të kesh ngrënë ushqimin e mëngjesit. Gjatë pjesës tjetër të ditës, nuk rekomadohet konsumi i kafesë. Është e konstatuar që kafetina streson fetusin. Një gotë kafe e mëngjesit është në rregull, por do të ju këshilloja që ta limitoni sasinë ditore të konsumimit në dy gota (pasi që ca kafe mund të përmbajnë deri në 100 mg. kofein secila).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti