Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni i gjirit

Pershendetje dr. kam shume nevoje per nje keshille tuajen pasi nuk po gjej derman... kam nje muaj e 4 dite qe kam lindur dhe deri para nje jave vajzen e kam patur me qumesht gjiri. Nje jave pas lindje mu shfaq infeksion ne gjoks dhe mora antibiotik, ne javen e trete mu rishfaq serisht dhe mora serisht antibiotik pasi e mbarova kuren shkova tek mjeku po infeksioni nuk ishte zhdukur dhe mjeku serisht me dha antibiotik per te treten here... nuk ndehem mire dhe nuk di dhe sa do vazhdoj kjo gjende... qumesht kam sh pak dhe ate nuk ja jap vajzes, mund te me keshilloni dicka si ta luftoj kete infeksion dhe dicka per te ndaluar qumeshtin sepse ngrihem naten qe e pompoj sado qe kam pak kam dhimbje dhe nuk mund te fle po nuk e nxorra qumeshtin... respekte.

Riola ... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Riola

Për të vlerësuar dhe rekomanduar mbi situatën që përshkruan, duhet bërë së paku një kontroll vizual dhe manual. Që të mësosh diçka më shumë mbi shëndetin e gjirit, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-keshilla-mbi-higjienen-dhe-shendetin-e-gjirit

Për ndalimin e qumështit të gjirit, mund të përdorësh tablet që e ndalojnë atë. Përshkrimin dhe mënyrën e marrjes do ta bëj mjeku obstetër gjinekolog që do ta kontaktosh.

Nëse ke paqartësi më shkruaj.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti