Spondeliatroca në shtatzëni
Deniz Xhoga
(14 vite më parë)
Përshëndetje Denis
Pa tjetër që me kalimin e javëve të shtatzënisë, situata do të rëndohet. Të rekomandoj që të mbash rregjim shtrati deri në ditën e lindjes. Mirë do ishte që te jesh në kontak me mjekun fizioterapeft dhe fizioterapinë ta vazhdosh gjatë shtatzënisë. Bën shumë mirë që ta praktikosh notin sa herë ke mundësi, si një trajtim gjimnastikor shumë efikas ndaj asaj që ankon.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe sa më të lehtë.
Pershendetje doktoreshe. Doja te pyesja mbi spondeliatrozen. Ne fakt kam te pakten 3 vite qe vuaj. Ne muajin korrik pata nje abort dhe gjate asaj kohe nga dy rruaza qe kisha te zhvendosura m'u bene 4. Kam bere fizioterapi ne muajin dhjetor, por nuk me dha afekt te plote. Doja te merrja medikamente, por ndodhi qe rrash shtatzane prap dhe e lash kete pune. Me pare nese me niste dhimbja e shpines ne mbremje dhe duhet te shtrihesha qofte 10 minuta per te me pushuar. Tani, qe jam ne javen e 11 me nis mbasdite, sa vij nga puna. Me teper jam e shqetesuar per me vone. Tani fillon vera dhe do nis dhe notin qe ma lehteson goxha. Po mund te me shpjegoni pak, rreziqet per me pas me shtrimin e peshes dhe cfare mund te beje per t'u lehtesuar? Gjithe te mirat.