Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapsllëku pas lindjes

Pershendetje, dr. Moza! Kam 6 dite qe solla ne jete vajzen time me lindje natyrale, mirepo kam veshtiresi per te dale jashte, per te kryer nevojat e jashteqitjes. Cfare me sugjeroni, ju lutem? Ju falenderoj dhe ju uroj cdo te mire.

Evisa Evisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evisa

Konstipacioni (kapsllëku) është një nga komplikimet më të shpeshta që lajmërohet (apo që vazhdon) në periudhën e pas lindjes.  Kapsllëku dominohet me anë të dietës ushqimore. Në përgjithësi rekomandohet konsumi i jeshillëqeve dhe drithrave, pasi janë ushqime të pasura edhe me fibra. Mund të jetë i përkohshëm, por mund të zgjasë madje edhe me muaj të tërë pas lindjes.

Ju rekomandoj të lexoni artikullin e mëposhtëm, i cili do tju ndihmojë shumë në zgjidhjen e problemit tuaj:

http://www.bebaime.com/ushqimi-pas-lindjes/ushqyerja-pas-lindjes-ne-raste-te-konstipacionit-kapslleku-

Gjithë të mirat.

/komuniteti