Shanset për të mbetur shtatzënë pas lindjes
Riola ...
(14 vite më parë)
Përshëndetje Riola
Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Faleminderit per kohen qe na kushton. Kam shtate jave qe kam sjelle ne jete vajzen time. Mbreme pata kontaktin e pare me tim shoq qe pas lindjes. Doja te pyesja a jane me te larta shanset per te mbetur shtatzene tani ne kete periudhe pas lindjes apo me vone kur organizmi te normalizohet totalisht? Doja dhe nje keshille rreth pilulave kunder shtatzenise se cilat jane me te mirat dmth pa shume efekte anesore? Te uroj pune te mbare.