Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje në tërë trupin gjatë shtatzënisë

Pershendetje, kam nje pyetje: jam na javen e 36-te te shtatezanise dhe koheve te fundit kam kruarje ne tere trupin, pucrra nuk kam dhe as ndonje infeksion, kerkoj keshillen tuaj, ju faleminderit.

Mimoza Koshutova (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Quhet pruriti i shtatzënisë. Pra shkaku është shtatzënia. Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë saj, japin efektin e tyre edhe në lëkurë. Të rekomandoj të bësh një konsultë me mjekun dermatolog i cili do të vlerësojë gjëndjen tënde dhe do të japë rekomandimet përkatëse dhe trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti