javë pas jave
Pershendetje Ermira,
Ke bere nje pyetje shume te mire! Vleresimi me i sakte i terminit te lindjes behet duke u bazuar ne kohen e koncepcionit, domethene ne kohen kur qeliza veze bashkohet me spermatozoidin. Prej koncepcionit kohezgjatja e shtatzenise eshte 38 jave ose 266 dite. Kohezgjatja e shtatzenise llogaritet bazuar ne diten e pare te menstruacioneve te fundit (qe nenkupton edhe llogaritjen e diteve me gjakderdhje menstruale) per shkak se shpeshhere nuk dihet saktesisht dita e koncepcionit. Per kete arsye shtohen dy jave dhe kohezgjatja e shtatzenise eshte 40 jave. Kjo perllogaritje behet duke marre per baze faktin se ovulacioni (e rrjedhimisht edhe koncepcioni) ndodhe ne diten e 14 te ciklit menstrual 28 ditesh.
Uroj qe t'ia kem arritur te ta sqaroj arsyen se perse llogaritet kohezgjatja e shtatzenise nga dita e pare e menstruacioneve te fundit.


Pershendetje Dr. Dua ta dije perse numerohet edhe java qe ke qene ne menstruacione kur numerojme sesa jave shatzene jam? Perderisa une nuk kam pas marredhenie ne menstruacione. Bile ka pas rast edhe javen pas menstruacioneve nuk ka pas marredhenie dhe ka mbet shtatzene prej javes te ovulimit. Pse atehere numerohen ashtu?