Dita e saktë e ciklit
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Eris
Mos vlerësimi prej një dite, i ditës së parë të gjakrrjedhjes së menstruacioneve nuk është ndonjë problem i rëndësishëm. Duhet të dish se ditët e ovulacionit, zgjasin edhe deri në 72 orë. Megjithatë për të rritur sigurinë e gjetjes së ditëve të ovulacionit, të rekomandoj të veprosh sipas mënyrave që përshkruhen në artikullit e linkut të poshtë shënuar, që gjëndet në faqen “bebaime”.
http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-
Të uroj gjithë të mirat.


Dr Keta mirembrema! Doja tju pyesja se cila dite do quhet se me ka ardhur cikli mua diten e pare me vijne pak si kafe por dallohet vetem kur shkoje ne tualet dhe fshihem me leter. Ndersa diten e dyte me vijne tamam. Quhet dita qe te vijen si ne kafe apo dita tjeter? Kjo sepse me ngaterron ne ditet e ovulimit ti percaktoj sakte. Ju faleminderit.