Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me stimulues

Pershendetje, mbreme isha ne nje kontrolle dhe mjekja me tha se jam hapur 1 cm dhe se mund ta preke koken e bebes. Tashme kam hyre ne javen e 37, dhe afati i parapare i lindjes eshte rreth 21 Maj, date kjo e cila ka nje rendesi te veçante per mua, pyetja ime eshte se nese rastesisht e pres kete date dhe akoma nuk kam shenja te lindjes, a mund te perdore ndonje stimulues me qellim te lindjes ne kete date?

Mimoza Koshutova (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Përkujdesja mjeksore gjatë shtatzënisë, përpiqet që shtatzënia të ketë ecuri normale dhe lindja të të realizohet përafërsit në ditën e 280-të. Për shkaqe nga më të ndryshme, në shumicën e rasteve lindja nuk realizohet në këtë ditë. Uroj që shtatzënia të shkojë deri në datën 21 maj. Një nga mënyrat e lindjes në një datë të caktuar, është lindja e planifikuar me prerje cezariane.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti