Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vërtetimi i shtatzënisë

Pershendetje, une kam vetem nje dite vonese te ciklit, menstruacionet e fundit i kam pasur me dt 11 prill, sot kam bere disa teste dhe te gjitha me kane dalur pozitive... deshta te di pas sa kohet mundet te behet kontrolla e pare gjinekologjike? Faleminderit.

Njomza Njomza (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Njomza,

Fillimisht urime për shtatzëninë!

Testi pozitiv i shtatzënisë, e drejton gruan tek mjeku gjinekolog për të marrë konfirmimin e saktë të fillimit të shtatzënisë si dhe për të kryer vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime të rëndësishme të cilat vlejnë për të patur ecuri normale të saj.

Për të marrë më shumë informacione mbi mbarëvajtjen, vizitat dhe egzaminimet gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Gjithë të mirat.

/komuniteti