Dhimbja e kërthizës
Mimoza Koshutova
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza,
Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve. Ngjyra e tyre është e purpurt, duke marrë emrin “stria kutis rubra”. Pas lindjes ato qëndrojnë, por ngjyra ndryshon duke u zbardhur dhe quhen “stria kutis alba”.
Si në rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), bëhet më e dalë duke u shoqëruar edhe me dhimbje të lehtë.
Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.
Me shumë dëshirë, uroj ta kaloni sa më lehtë problemin që keni.
Pershendetje, jam ne javen e 39 te shtatzenise dhe kam dhimbje ne kerthize, cfare me keshilloni? Ju faleminderit.