javë pas jave
Përshëndetje Loca,
Më vjen shumë keq për abortet tuaja. Unë në fakt nuk e kuptova nëse jeni ju shtatzënë apo jo, sepse amniocenteza bëhet gjatë shtatzënisë, me saktësisht pas javës së 15. Vendimi i kryerjes së amniocentezës, bëhet vetëm kur është pranuar anomalia kromozomale.
Një age/gjilpërë e hollë, kalohet transabdominal/nëpërmjet barkut, nën drejtimin ekografik në kavitetin amniotik duke krijuar mundësinë e marrjes së mostrave të zgjedhura nga materialet me origjinë fetale.
Amniocenteza është procedurë shumë e besueshme, madje gjer në rreth 99.4 % të rasteve, por është edhe invazive dhe bartë rreziqe të caktuara.
Për më shumë informacion rreth amniocentezës, të rekomandoj të lexosh artikujt në linqet e mëposhtme:
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/amniocenteza?like=true
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/procedura-e-amniocentezes
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/rreziqet-nga-amniocenteza
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktor. Shpresoj te mos ju pengoj me pyetjen time, por pasi qe jam mjaft e shqetesuar deshta te ju pyes per amniocentezen. Ne fakt kam pasur 2 aborte, mjeku me ka propozu qe ne fillimin e shtatzanis se re rekomandohet te behet amniocenteza, mirepo shqetesimi im eshte se sa kam lexuar ne literature eshte paksa analize e veshtire dhe qe rrezikon jeten e bebit, e pse behet kjo analize dhe cfare eshte? Saktesisht me cfare ka te beje? Sepse mjeku im gjinekolog shume pak me ka dhene informata rreth kesaj analize, por a ka te beje kjo dicka me te meta fizike te bebit apo cfare? Dhe a e rekomandoni edhe ju qe te beje kete analize? Kerkoj falje nese ju kam penguar... Kerkoj mirekuptimin tuaj... Ju uroj pune te mbare.