Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaksinat gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Mimoza. Jam shtatzane ne javen e 17 dhe e kam shtatzanine e pare. Deri tani kam bere vetem disa analiza te pergjithshme si pershembull Torch dhe nuk kam bere asnje vaksine. Kam degjuar qe behet vaksina e Tetanozit por nje shoqe e imja e cila ndiqet nga nje tjeter gjinekolog i nje spitali shume te njohur ne Tr me ka thene mos ta beje kete vaksine ne asnje menyre se eshte e demshme per bebin se keshtu i ka thene mjeku i saj. Nderkohe qe gjinekologia ime akoma sme ka thene gje deri tani qe duhet bere kjo lloj vaksine apo jo. Si ka mundesi qe dy gjinekologe te ndryshem thone gjera te ndryshme? A nuk duhet te jene te gjithe njesoj? Ju lutem te me rekomandoni se cfare duhet te bej nese mjekja ime me thote te bej kete vaksine, a duhet te pranoj ta bej apo jo , dhe ne cilen jave behet kjo vaksine? Po vaksina te tjera a ka me pas ? Me falni qe u zgjata pak. Faleminderit.

Ana Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suzana

Për të mësuar mbi vaksinat në shtatzëni, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/kujdesi-para-lindjes-/vaksinimi

Kontakto edhe me mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, sepse ai do të sqaroj hap pas hapi mbi vaksinat që duhet të bësh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti