javë pas jave
Pershendetje Nita,
Tabletat me acid folik, duhet ti përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë sepse është një parandalues shumë i mirë i problemeve në tubin neural të bebit.
Vitaminat dhe mineralet që merren në këtë mënyrë janë shumë të domosdoshme. Marrja e tyre me tableta, nuk rekomandohet të bëhet pa arsye. Ato rekomandohen të përdoren, nëse konstatohet mungesë e tyre në organizmin amtar.
Ndërsa rreth emrit farmaceutik nuk mund të të jap ndonjë sugjerim, nuk është se kanë ndonjë ndryshim të madh mes tyre, bën mirë që të lexosh fletën shoqëruese të tyre për të parë përbërjen.
Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/vitaminat-ne-ushqim-te-shtatzenave
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Dr deshta te di rreth cspsulave Efervete Pro Pregna dhe herbalifeline me tabletat multivitamin complex jam ne javen e 7+4 dite dhe mjeku me peopozoi njeren nga keto, cilat jane me te mira? a jane te domosdoshme te perdori a kane ndonje efekt negativ? Flm per pergjigje mos haroj te ceki se jam duke i perdorur gravida a te vazhdoj me ta plus njeren prej tyre apo cfare te bej?