Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të ngelem shtatzënë?

Pershendetje, kam tri vjet qe jam e martuar dhe ende nuk ngelem shtatzane, a mund te jete pengesa tek dhimbja e lukthit? Kam thartire te madhe qa me keshilloni ju si mjek pres pergjigjie sa me shpejte, flm per mirekuptim.

Ela Kaliqani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela,

Që një çift të ketë fëmjijë, pra që gruaja të mbetët shtatzënë, duhet të plotësohen dy kushte të mëdha. Shëndeti riprodhues i gruas dhe i burrit duhet të jenë pa probleme shëndetsore dhe akti seksual të ndodhë në ditët e ovulacionit.

Për të qënë të sigurtë mbi shëndetin riprodhues, të këshilloj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Kërko nga mjekët që të zbatojnë dhe plotësojnë vizitat, analizat dhe ekzaminimet e përshkruara aty. Kur të sigurohesh se çdo gjë është normale, duhet që aktin seksual ta realizoni në ditët e ovulacionit. Për të mësuar mbi gjetjen e ditëve të ovulacionit, lexo artikullin e linkut:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Të uroj fat.

/komuniteti