Për gastritin
Deniz Xhoga
(14 vite më parë)
Përshëndetje Deniz,
Shtatzënia mund të shkaktoj variacione të oreksit dhe një gjendje të përgjithshme jo të mirë në traktin gastro-intestinal. Djegësira/thartira në lukth, vjen si rezultat i refluksit gastro-ezofageal i cili është i pranishëm në fund të shtatzënisë. Koha mesatare e zbrazjes së stomakut ulet, pasi reduktohet tonusi dhe lëvizshmëria e tij.
Kjo gjëndje nuk është e rezikshme, pasi është fiziologjike dhe ndodh në shtatzëni.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, aty do gjesh përgjigjen për shqetësimin tënd:
http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam dhimbje stomaku, por gjithnje kam vuajtur nga koliti dhe here pas here nga gastriti, tani ne javen e 18 dhimbjet e stomakut po me shtohen shume, nderkohe qe kapsllekut ja kam gjetur zgjidhjenm, duke ngrene kos me fruta, jo tge dyqanit para se te fle. Ilacet qe perdoren per stomakun, nuk jane te rekomanduar per grate shtatazane, po si mundem te qetesohem? Gjithe te mirat Deniz.