Ushqyerja në muajin e 8-9
Elsa Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elsa,
Ushqimet që rekomandohen gjatë shtatzënisë, i gjen te artikulli i linkut të poshtë shënuar. Aty mund te bësh seleksionime dhe zgjedhjet e duhura për regjimin ushqimor.
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise
Bëni mirë nëse shtatzëninë e llogaritni me javë dhe jo me muaj. Lindja pas javës së 37 konsiderohet si lindje normale (në term).
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 14.10.2011, atëherë ju jeni në javën e 33 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 20.07.2012.
Për të ndjekur javët e shtatzënisë, ju lutem përdorni kalkulatorin e datës së lindjes i cili gjendet në ballinën e portalit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dhe faleminderit per pergjigjet tuaja te vlefshme. Menstruacionet e fundit i kam pasur 14/10/2011 dua te di saktesisht sa muajshe jam dhe cfare ushqimi duhet te konsumoj me teper qe ti bej mire bebit? Gjithsesi me jepni ju keshiilat tuaja. Faleminderit.