Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi dhe dhembja pas marrëdhënieve

Pershendetje, jam e martuar qe 1 vit kam provuar te mbes shtatzene prej qe jam martuar dmth sjam ruajtur po spo mund te mbes kam qe te doktori ne kontrolla po ka thane qe muj me mbet shtatzene ao problem...  o qe kur kam marredhanje me dhemb fundi i barkut edhe shpesh se kry qefin a o kjo prob.. apo jam e ftofur qe me dhemb barku ju lutem te me ndimhmoni sado pak? Ju pershendes e ju uroj pune te mbare.

Fitore Noar Hisenaj (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Albina,

Mundësia për të mbetur shtatzënë, është kur marrëdhënie seksuale bëhet në ditët e ovulacionit. Ditët e ovulacionit janë ditët e 14-16, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit, gjithmonë nëse cikli menstrual zgjat 28-të ditë.

Dhëmbjet e barkut gjatë marrëdhënieve, në përgjithësi ndodhin për shkak të ndonjë infeksioni të pa trajtuar. Mirë do jetë të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Në bazë të rezultatit, do të marrësh ose jo terapinë medikale.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/dhembja-gjate-aktit-seksual

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti