Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreziku për abort

Pershendetje.


Jam ne javen e 18 te shtatezanise, para 1 jave isha te mjeku dhe konstatoj se gjithcka deri me tani eshte ne rregull me shtatezanine time, mirepo une ndjeje dhimbje ne fund te shpines dhe mjeku me tha se kjo eshte normale per shkake te zgjerimit te nyjeve. A eshte ne rregull te ndihen keto dhimbje?

Dona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dhimbjet e mesit dhe shtrëngimet në fund të barkut, tregojnë që ju mund të keni problemet e fillimit të një rreziku për abort.

Unë do t’ju këshilloja të kryeni një seri ekzaminimesh. Më i rëndësishmi është ekografia, për të matur gjatësinë e qafës së mitrës (cervikometri), që do të tregoj mundësinë e ekzistencës së rrezikut për abort.

Dhimbjet e mesit mund të shkaktohen edhe nga infeksionet në rrugët urinare. Ndaj është e këshillueshme të bëhen analizat e urinës komplet.

Duke parë situatën tuaj reale gjatë konsultave si dhe me analizat dhe ekzaminimet e domosdoshme, mjeku është i aftë të të përcaktoj gjëndjen e ecurisë së shtatzënisë.

Uroj që shtatzënia juaj të ketë ecuri normale.

Erina 4 (8 vite më parë)
nuk ma merr mendja qe eshte i demshem mu ma rekomandoj mjekja ne shtatzani se kisha infeksion pak .
Djana Djana (9 vite më parë)
Ju lutem po çaji i boronoces a është i dëmshëm unë jam në javën e 15 dhe pi për ditë nga një filxhan çaj boronice. Ma kanë dhënë më të njohur dhe me kan then është e pastër kokrra se nuk është më bustin. E preferoj shumë po ju lutem a është i dëmshëm në gravidance? Faleminderit

/komuniteti