Dhimbje gjatë aktit
Noa Noa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erjona,
Për dhëmbjet që ndjen gjatë marrëdhënieve seksuale, të rekomandoj të lexosh artikullin me temë “Dhëmbja gjatë aktit seksual” tek rubrika Perimatologjia. Aty jepen disa nga shkaqet e kësaj situate si dhe rekomandime për ta dominuar gjëndjen.
Të rekomandoj të përdorësh xhel neutral si lubrifikant, për të lehtësuar raportin seksual.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/dhembja-gjate-aktit-seksual
Ju uroj gjithë të mira.
Doktoreshe doja te pyesja pse sa here kryej marredhenie kam dhimbje si fillim te aktit pastaj gjendja normalizohet? Si fillim jam shume e thate. Pata merak mos kisha kiste por nepermjet nje ekoje qe bera para nje muaji dr me tha qe mitra eshte ne rregull dhe eshte shume poshte. Duhet te shqetesohem per gje? Ju falenderoj shume per pergjigjet tuaja.