javë pas jave
Përshëndetje Valmira,
Nëse mjeku që ndjek shtatzëninë të ka lejuar të shkosh për pushime e sidomos në bregdet, kujdes kur të lahesh. E mira është që uji të jetë i përshtatshëm, dhe të futesh në të gradualisht. Noti i bën mirë shtatzënisë, por kur të lahesh, shoqërohu me bashkëshortin apo një të rritur, mos shko thellë, mos noto deri në lodhje, mbrohu nga dielli sidomos nga ora 9-10 deri në orën 17-18.
Nëse vapa të prish konfortin, freskohu me lëngje ose fruta të freskëta dhe akomodohu në ambjente me hije dhe të freskët. Kujdes ushqimet që përdor. Ato duhet të jenë të freskëta dhe jo të ruajtuara me konservantë. Mos harro të kujdesesh edhe për përdorimin e kremrave me filtra, kundër rrezeve të diellit.
Për të marrë informacion mbi këshillat që duhen marrë në konsideratë gjatë pushimit veror në periudhën e shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena
Të uroj pushime të mbarë.


Pershendetje desha te ju pyes reth pushimit, jam ne muajin e 4 dhe a mundem te rrezitem ne ccfare orari mundem te dal ne diell?