Kapsllëku pas lindjes
Violeta Popova
(14 vite më parë)
Përshëndetje Violeta,
Konstipacioni (kapsllëku) është një nga komplikimet më të shpeshta që lajmërohet (apo që vazhdon) në periudhën e pas lindjes. Kapsllëku dominohet me anë të dietës ushqimore. Në përgjithësi rekomandohet konsumi i jeshillëqeve dhe drithrave, pasi janë ushqime të pasura edhe me fibra. Mund të jetë i përkohshëm, por mund të zgjasë madje edhe me muaj të tërë pas lindjes.
Ju rekomandoj të lexoni artikullin e mëposhtëm, i cili do tju ndihmojë shumë në zgjidhjen e problemit tuaj:
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Mimoza. Pas lindjes jam kaps edhe nese dal per nevoje pastaj kam djegje perbrenda vrimes nje kohe pas e kryeja nevojen kisha gjakderdhje jo shume te madhe por kisha. Kam perdorum disa tableta Dulcolax ne momentin qe e perdori tabletat dale per nevoje ne momentin qe i nderprej nuk dale 4-5 dite... mos harroj qe ta ceku qe femiun e kam 3 muajsh. Nese mund te ma rekomandoni ndonje tablete ose krem per djegje pas jashteqitjes dhe kapsllekut. Faleminderit.