Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk po mbes shtatzënë

Pershendetje doktoreshe, kam 3 muaj qe provoj te mbetem shtatzene ne muajin e pare i kam pas te gjithe shenjat por prape cikli me ka ardhe me kohe, cfare me rekomandoni me shqeteson fakti se jam e ndjeshme ne te ftohte nese vetem pak me narthin kembet atehere kam dhembje ne fund te barkut, a eshte pengese kjo? Ju faliminderit pune te mbare.

Majlinda Shabani Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda,

Që një çift të ketë fëmjijë, pra që gruaja të mbetët shtatzënë, duhet të plotësohen dy kushte të mëdha. Shëndeti riprodhues i gruas dhe i burrit duhet të jenë pa probleme shëndetsore dhe akti seksual të ndodhë në ditët e ovulacionit.

Për të qënë të sigurtë mbi shëndetin riprodhues, të këshilloj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Kërko nga mjekët që të zbatojnë dhe plotësojnë vizitat, analizat dhe ekzaminimet e përshkruara aty. Kur të sigurohesh se çdo gjë është normale, duhet që aktin seksual ta realizoni në ditët e ovulacionit. Për të mësuar mbi gjetjen e ditëve të ovulacionit, lexo artikullin e linkut:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Të uroj fat.

Albena (14 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam e martuar qe 4 vite une dhe burri jemi shume mire nuk kemi probleme shendetsore po ja qe nuk po mundem me mbet i precjelle ditet e ovulimit, marr acid folik qe 6 muaj njehere ne dite por ska gjasa, kontroll bej gati cdo muaj mire me thote.

/komuniteti