A mund të ngelem shtatzënë nëse kam infeksion?
Ina Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Prania e një infeksioni, prish cilësinë e mukusit cervical dhe kjo është një nga shkaqet e infertilitetit. Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatet tregoja mjekut tënd, që ai të rekomandojë trajtimin e nevojshëm.
Në ditët 14-16 të ciklit menstrual, numurimi fillon nga dita e parë e mestruacioneve, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Bashkëshorti nuk këshillohet nga gjinekologu por nga mjeku androlog.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe mirdita, jam Ina, jam 23 vjec. Kemi 4 muaj qe tentojme per shtatzani por pa rezultat. Naten qe kryej marredhenje diten tjeter kam vazhdimisht te bardha dhe nje pjese e spermes del jashte. Ndersa naten qe nuk kryej marredhenie diten tjeter nuk kam aq te bardha. Dhimbjet gjate aktit ndodhin vec per arsye infeksioni apo jo? Jam shume e stresuar dhe e shqetesuar nuk di si te veproj. Ne muajin janar kam pasur dhimbje te padurueshme gjate seksit dhe doktor Arben Pepa me shtroi ne spital per perdredhje te vezores, qendrova 4 dte e shtruar pa mjekim vec ne vezhgim. Diten e 5 me beri kontrolle dhe eko dhe tha merr JASMIN per 1 muaj ne 13 shkurt bera prap vizite me tha je ne rregull merr folidex kam 2 muaj qe pi por me kot. Tek fleta udhezuese thoshte; perdoret qe nga dita qe planifikoni shtatzenine. Me kthe nje pergj. me ankth pres pergj tuaj po bashkeshorti a mund te drejtohet tek nje gjenekolog? Mireupafshm Ina.