Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja e këmbëve

Pershendetje, desha te pyes per kembet qe po me ajen shume, si te rri ne kembe 1 ore ose me teper, cfare me kishit keshillu me ba a eshte mire me i mbajte ne uje kembet apo tjeter menyre? Tung tung.

Liridona Limani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liridona,

Mos qarkullimi mirë i gjakut për shkak të shtypjes së tyre nga pesha e mitrës/shtatzënisë, sjell fryerje të anësive sidomos të këmbëve. Fryrja ndodh në përgjithësi, në fund të ditës apo pas qëndrimeve të gjata dhe të lodhshme në këmbë dhe quhen edema ortostatike.

Këshillat më të mundshme janë; kufizo qëndrimin e gjatë në këmbë, ulu ose qëndro shtrirë sa herë të ndjesh lodhje dhe përdor veshje të lehta dhe të gjëra. Gjithashtu këshillohet që gjatë pozicionit shtrirë, të qëndrosh anash majtas.

Nëse nga këshillat nuk gjen përmirësim, të rekomandoj të vlerësosh tek mjeku shkaqet e tjera të mundshme të ënjtjeve dhe dhëmbjeve të këmbëve.

Për të mësuar dicka më shumë për problemin që të shqetëson, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut:

http://www.bebaime.com/komplikimet/enjtja-e-kembeve-gjate-shtatzanise

Aty do të gjesh edhe këshilla për dominimin e kësaj situate.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti