Kam shenja shtatzënie edhe pse testi më doli negativ
Ina Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ina,
Shenjat që përshkruan edhe mund të jenë shenja të fillimit të një shtatzënie. Por, për të qenë e sigurtë, bëj edhe një test shtatzënie pas 2-3 dite. Nëse rezulton negativ, atëherë le takim me mjekun për të gjetur shkakun e vonesës dhe të shenjave që përshkruan.
Uroj të kesh mbetur shtatzënë.
Miredita doktoreshe; Jam Ina periodat e fundit i kisha ne 26 maj per ditet e ovulimit ju pyeta ju dhe i kisha ne 6 qershor deri me 12 qershor. Gjate ketyre diteve kam kryer marredhenje te rregullta me burrin. Keto dite po shkoj shpesh ne banje, me vjen shume gjume, lodhem shume shpejt qofte dhe kur ngjit disa shkalle, e ndjej veten shume te pafuqishme me dhemb pak barku here tek pjesa e kerthizes here ne fund te barkut. Tek kerthiza me vjen sikur me rreh dicka. Sot esht data 27 qershor bera testin doli negativ? nuk di ca te mendoj dhe kur bera testin tek shishja e vogel qe vura urinen vura re ca si te bardha. Po mendoja mos ndoshta ishin pjese te spermes sepse ne mbremje kreva marredhenie. Te lej takim me mjekun apo te pres e disa dite? me respekt pres pergj tuaj uroj te jene pozitive.