javë pas jave
Përshëndetje Mirvete,
Ureaplazma është bakter normal i florës gjenitale (rreth 70%), si tek femrat ashtu edhe tek meshkuj. Në kushte të caktuara mund të jetë shkak i një uretriti tek meshkujt, i infertilitetit për të dy sekset. Nëse trajtimi i ureaplazmës bëhet normalisht, atëherë të gjitha pasojat janë të tejkaluara.
Mjekimi me tetraciklinë orale, për 7-të ditë është efikas. Nëqoftëse alternohet në trajtim me klindamicinë, është shumë më mirë. Specja ureaplazma ka rezistencë të shprehur, kundrejt eritomicinës. Edhe azitromicina dhe claritromicina, janë mjekim i vlefshëm. Këto trajtime mund të zgjasin nga 7-të deri në 10-të ditë, në varësi të shenjave klinike. Të njëjtin mjekim duhet të marrë edhe partneri mashkull, pasi është e vlerësuar se ky infeksion mund të shkaktoj sterilitet tek meshkujt.
Për më shumë informacion të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/konceptimi/ureaplasma-
Të uroj shërim të shpejtë.


Pershendetje doktor Memli. Para nje viti bera analizat e strishove pasi planifikoja per shtatzani dhe ureaplazma ishte pozitive ndersa te tjerat ishin ne rregull, kam marre azomex se bashku me burrin dhe italmelagin, por nuk pati sukses, mora prap dovicin 10 dite dhe poliginax, prap testi ishte pozitiv, dhe per here te trete mora dovicin 10 dite se bashku me bashkeshortin prap testi pozitiv, ju lutem me tregoni a eshte e mundur qe ky infeksion te me kete kaluar ne kronik, a mund te me shkaktoje sterilitet pasi eshte i pranishem qe nje kohe te gjate dhe qka mund te jete efikase ne kete rast, jam e shqetesuar pasi lindja e pare perfundoi fatalisht dhe tani kur dua te filloj per here te dyte nuk mund te mjekohem nga ky infeksion? Ju falemnderit.