Kur duhet bërë ekoja morfologjike?
Deniz Xhoga
(14 vite më parë)
Përshëndetje Deniz,
Ekografia morfologjike bëhet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë, me sondë abdominale/nga barku. Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet zhvillimi i organeve të brendshme të fetusit, shenjat e drejtëpërdrejta ose të dyshuara për keqformime mbi sasinë e lëngut amniotik dhe organeve të tjera, rrahjet e zemrës fetale, trashësia e lëkurës prapa qafës fetale si tregues i dyshuar për ç’rregullime të mundshme kromozotike, fluksi i gjakut që merr fetusi nga nëna me anë të kordonit umbelikal/të kërthizës, sasia e lëngut amniotik, pozicioni dhe struktura e placentës, trashësia e kordonit të kërthizës, gjinia e fetusit kur pozicioni fetal është i favorshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Mjeku im eshte jashte shtetit ne nje trajnim. Ai me ka thene qe duhet te shkoja mes javes se 20 dhe 22 per te bere ekon morfologjike. Une jam aktualisht 21 javeshe e 5 diteshe. Mjeku vjen diten e hene, kur une do te jem 22 javeshe e 3 diteshe. A te pres mjekun tim, apo te interesohem qe ta beje ekon diku tjeter? Gjithe te mirat.