Ne cilin muaj hy tash?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Majlinda,
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 24.11.2011, atëherë ju jeni në javën e 33 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 30.08.2012.
Mjekët nuk e ndjekin shtatzëninë me muaj. Praktika e formuar mjeksore, ka konsoliduar ndjekjen e shtatzënisë me javë. Duhet të dish se një lindje normale zgjat 280 ditë ose 40 javë. Ndarja e shtatzënisë me muaj, ka qënë praktikë e nënave tona.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne hall me mjekun tim mua me thote qe jam ende ne muajin e 8 te shtatzanise sime kam shtatzanine e pare knej me thote llogariti ka 4 jave nje muaj sdi cfare te bej une jam ne javen e 33 dmth qe kam hyre ne muajin e 9 tash qa te bej me jep nje keshille apo tregom se mua me tha qe me 5 gusht hyn ne muajin e 9 sdi mka trrullu mendjen besomeni une ciklin menstrual e kam pasur te fundit me 24.11.2011 te lutem spjegoma pak qe te kuptoj me mire muajt se kur hyn ne muajin e 8 apo 9? Tlutemm ndoshta isha sa do pak e qarte ju pershendes, ju falemnderit per punen e juaj te palodhshme, pres pergjigjje nga ju tung.