Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteria ureoplazma urelitikum

Pershendetje doktor Memli, une jam ne javen e 14 te shtatzanise, dhe sipas rezultatve kam infeksion te bakterires ureoplazma urelitikum, desha te ju pyes sa eshte i rrezikshem ky infeksion per beben gjihtashtu prej na mund te vije ky lloj i infeksionit? Gjithashtu desha te ju pyes nese eshte e lejueshme te merren antibiotike eritromicin ne kete jave te shtatzanise? Faleminderit shume.

Njomza Njomza (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Njomza,

Trajtimi me antibiotikë është efikas për trajtimin e infeksionit ureaplazma, tek gratë shtatzëna në tremujorin e dytë dhe të tretë. Dy javë pas trajtimit, duhet të përsëritësh analizat. Është detyrim që infeksionet të shërohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Për të mësuar mbi ureaplazmën, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/ureaplasma-

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Njomza Njomza (14 vite më parë)
Faleminderit shume, ju lutem nese mundeni te me tregoni nese duhet edhe bashkeshorti te sherohet apo a ka nevoj ti behet ndonje anailze pasi qe dweri me tani nuk e ka udhezuar askush..

/komuniteti