Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beba dy javë më herët?!

Pershendejte Dr... menstruacionet e fundit i kam pas me 30.1.2012. Po i bjen 24 jave te jem por kur kesh ne kontrolle me tha qe i kam 26 jave... po i bjen dy jave per para e kam beben, para nje muaji e kam pas nje jave me te vogel... si ka mundesi qe javet gjithmone po me ndryshojne edhe me te vogel por tani dy jave per para... beba me tha eshte mire shume... cka mendoni ju e nderuar dhe e respektur Dr. Mimoza.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije,

Javët e shtatzënisë nuk ndryshojnë, ndoshta ka gabuar mjekja që të pëcjellë shtatzëninë. Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.

Nëse dita e parë e ciklit të fundit menstrual ka qenë 30.01.2011, atëherë ju jeni në javën e 24 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 05.11.2012.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti