Në cilën javë jam?
Vjosa Luli
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 23.03.2012, atëherë ju jeni në javën e 17 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 28.12.2012.
Të uroj gjithë të mirat.
Sot isha ne nje kontrolle tek gjinekologu dhe me tha qe cdo gje femija e ka ne rregull, mirepo ne eho me del se jam 18 jave e 4 dite, kurse sipas llogaritjeve te mia nga dita e pare e menstruacioneve te fundit (23.03.2012) me del se jam 17 jave e 2 dite dhe femija duhet te peshoje prej 150-200 gr, kurse doktoresha me tha se peshon 300 gr. Te lutem me trego a eshte ne rregull kjo gje sepse jam shume konfuze dhe nuk e di se ne cilen jave jam konkretisht?