Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Shtatzënia dhe gjidhënja
Arbnore Sadriu
(14 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Arbnore,
Për të mësuar mbi ushqimin me gji gjatë shtatzënisë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e poshtëshënuar.
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 14.06.2011, atëherë ju jeni në javën e 6 të shtatzënisë. Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.
Të uroj gjithë të mirat.


Miredita Dr Mimoza jam nene e nje vajze 1 vit e 4 muaj e kam ende ne gji dhe jam shtatzene ne javen e 6-te, kam provu cdo menyre me ja ndal por kot nuk ma len gjinin nuk di si tja bej a eshte dem per dyte vajzen dhe shtatzanine? Kam edhe nje pyetje dita e pare e mestracioneve eshte 14.06.2012 kam qene tek dr me kontrolloj me ultraze dhe me tha urime shtatzene je mire ne rregull gjitha por jam e shqetesuar a nuk shifet rrahjet e bebit kete jave sipas kalkulimit qe e bera ketu ne faqe me del 6 jave aj me tha 5-jave jam bere shume merak me tha eja me 20.07.2012 ne kontroll dhe e shohim rrahjet dhe bebin? A eshte diqka per tu shqetesuar dr? Te lutem mu pergjigj pak gjate shkrova po flm shume per mirekuptim pres pergjigjen tende.