javë pas jave
Përshëndetje Flori,
Utrogestani është një bar gestagjen. Për gratë që nuk janë shtatzëna, ky bar bën që të vijnë menstruacionet, kurse tek shtatzënat e ndihmojnë shtatzëninë. Pra, utrogestani ka në përbërjen e tij progesterone, i cili ndihmon që shtatzënia të zhvillohet nomalisht.
Tabletat Gravid janë multivitamina. Të gjitha produktet e multivitaminave që tregtohen, janë të mira dhe të domosdoshme për ecurinë e shtatzënisë, por nuk mund të thuhet se njëra është më e mirë se tjetra sepse ato janë unike në përbërjen që kanë.
Kur rekomandohet nga mjeku përdorimi i njërës apo tjetrës multivitaminë, merret parasysh nevoja e shtatzënës për vitamina dhe kripra minerale.
Për më tepër lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/multivitaminat-dhe-shtatzenat
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr Moza. Une jam shtatzane 6 javeshe dhe dje kisha takimin e pare me mjekun gjinekolog. Dhe me tha gjithcka mire deri tani, por me dha keto ilace utrogestan 100 mg dhe gravit, te dyja nga nje kokerr ne dite. Nuk arrita ta kuptoj per cfare jane keto ilace dhe a permbajne antibiotik se kam degjuar se jane te demshem ne muajt e pare. Te lutem me kthe nje pergjigje se une nuk i pi ilacet pa marre dhe keshillen tende. Te uroj nje dite te bukur. Me respekt Flori.