Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet dhe abortet

Pershendetje doktoreshe, kam abortuar ne javen e 6`te dhe sipas te gjitha gjasave shkaku i abortet ishte infeksionet vaginale dhe infeksionet jane: testi i shpejte per: chlamydiae (eshte negativ), ne te dy mostrat eshte izoluar: escherichia coli dhe gardnerella vaginalis, candida albicans, testi per ureaplasma dhe mycoplasma (eshte pozitiv). A munde te di me shume per ketot infeksione se sa jane te rrezikshme per te mbetur prap shtatezene dhe a duhet qe eshe burri ti bej disa analiza sepse dr. qe une kontrollohem nuk me ka thene.

Fjolla Fjolla (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fjolla,

Nga shkaktarët bakterial më të rëndësishëm janë: trachomatis Chlamyidia (klamidia), mikoplazmat urogjenitale, vaginalis Gardnerella (shpesh në kombinim me Mycoplasma hominis dhe bakteret anaerobe të tilla si peptostreptokoka) dhe beta-hemolitik grupi Streptococcus B. Infeksionet gjithsesi duhet të trajtohen sepse nëse neglizhohen mund të shkaktojnë probleme në shëndetin riprodhues. Në fakt, infeksioni që nuk është trajtuar, çon në krijimin e njollave dhe në bllokimin e tubave fallopiane, gjë që rrit rrezikun për paraqitjen e shtatzënisë jashtë mitrës dhe sterilitetin.

Të rekomandoj të lexosh artikujt në linqet në vazhdim, për të marrë më shumë informacione:

http://www.bebaime.com/konceptimi/klamidia

http://www.bebaime.com/konceptimi/ureaplasma-

Të uroj mjekim sa më të shpejtë.

/komuniteti