Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam e shqetësuar, çfarë kam?

Doktoreshe jam nje vajze 23 vjec kam 5 muaj qe  nuk mbrohemi dhe nuk kam ngelur. Ne 26 korrik bera vizite doktori tha nuk ke asnje gje vazhdoni te mos ruheni. Periodat e fundit i kisha ne 10 korrik sot data 25 nuk me kane ardhur ende. Kam bere 3 teste nga data 5 gusht por me kane dale negative. Theksoj se per arsye familjare kam qene shume e stresuar mos ndoshta eshte kjo arsyeja e voneses se ciklit apo me genjen testi apo duhet te bej nje eko cfare kam? me ktheni pergj ju lutem se jam ne merak. Me respekt ina.

Ina Hoxha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Konsiderohet si shqetësuese për infetilitet, periudha pas një viti e mos fillimit të shtatzënisë. Megjithatë, bën mirë që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar shëndetin riprodhues si tëndin ashtu edhe të bashkëshortit.

Edhe stresi është një faktor negativ që ndikon në mos mbetjen shtatzënë, prandaj përpiqu të jesh sa më e qetë në jetën tënde të përditëshme.

Gjithë të mirat.

Ina Hoxha (14 vite më parë)
faleminderit doktoresh respektoj mendimin tuaj

/komuniteti